Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia thotë se ka shkatërruar 38 dronë ukrainas që kishin shënjestër Krimenë

Një seri e shpërthimeve ka tronditur Krimenë të dielën. Raportohet për një sulm ukrainas me dronë në gadishullin që u aneksua nga Rusia në vitin 2014, transmeton “BBC”.

Një video e postuar online shfaq një shpërthim në afërsi të një depoje të naftës në qytetin juglindor Feodosiya.

Zyrtarët rusë pretendojnë se janë rrëzuar 38 dronë ukrainas. Ura Kerch që lidh Krimenë me Rusinë është mbyllur përkohësisht. Rusia s’ka raportuar për dëme në sulmin e fundit në Krime.

Sulmi vjen ndërsa Ukraina vazhdon t’i bëjë thirrje aleatëve perëndimorë për ta furnizuar me më tepër armë.

Forcat ruse së fundi kanë bërë përparime në Ukrainë, ndërsa Kievi po përballet me numër më të pakët të ushtarëve e po ashtu me mungesë të armatimit. Moska muajin e kaluar mori nën kontroll qytetin kyç lindor ukrainas Avdiivka.