Rusia ka lëshuar 88 dronë në drejtim të Ukrainës brenda një nate, duke lënë të lënduar 4 persona dhe duke shkaktuar dëme në ndërtesat e banimit në Kiev, si dhe në pjesë të tjera të vendit, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.
Në njoftimin e Forcave Ajrore të Ukrainës të shtunën thuhet se mbrojtja ajrore ka rrëzuar 56 prej 88 dronëve. Ndërkaq, 24 dronë kishin “humbur”, sipas njoftimit, sepse ushtria kishte përdorur pajisje elektronike për t’ia ndryshuar drejtimin.
Sulmi me dronë gjithashtu dëmtoi dhjetëra ndërtesa komerciale, derisa ka shkaktuar edhe zjarre në pjesë të ndryshme të Kievit, kanë bërë të ditur zyrtarë të qytetit.
Zyrtarët rajonalë kanë thënë po ashtu se ndërtesat e banimit dhe ato komerciale ishin dëmtuar në rajonin qendror të Dnipropetrovskut, teksa ushtria ka raportuar për dëme edhe në rajonin jugor të Odesës.
-
Rusia lëshon mbi 400 dronë, vriten katër persona
-
Të paktën 15 të lënduar nga bombardimet ruse në Kiev
-
Rusia lëshon 8 raketa dhe 87 dronë në sulmin e fundit ndaj Ukrainës
-
Të paktën 22 të lënduar si pasojë e sulmeve me dronë në tre qytete ukrainase
-
Rusia lëshon 139 dronë në drejtim të Ukrainës brenda natës