Forca Ajrore e Ukrainës ka njoftuar se Rusia ka lëshuar 139 dronë dhe një raketë balistike Iskander në sulmet brenda natës, raporton BBC.
Sipas njoftimit të lëshuar këtë mëngjes, forcat ukrainase kanë rrëzuar 78 dronë, ndërsa 34 dronë të tjerë nuk mbanin eksplozivë dhe si rrjedhojë nuk kanë shkaktuar dëme.
Megjithatë, nuk theksohet se çfarë ka ndodhur me 27 dronët e tjerë ose raketën balistike, e sipas raportimeve sugjerohet se ato kanë mundur të arrijnë shënjestrën.
Gjatë ditës së djeshme ka pasur bisedime të delegacionit rus me atë amerikan, në përpjekje për të afruar një marrëveshje armëpushimi.
Artikuj të ngjashëm
-
Autoritetet ukrainase raportojnë për valë sulmesh me dronë nga Rusia
-
Rusia lëshon 8 raketa dhe 87 dronë në sulmin e fundit ndaj Ukrainës
-
Rusia lëshon 88 dronë në drejtim të Ukrainës brenda natës
-
Rusia sulmon Ukrainën me 161 dronë brenda natës
-
Rusia sulm masiv ndaj Ukrainës, para bisedimeve me SHBA-në