Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Miliarderi kinez humbi më shumë se 90 për qind të pasurisë së tij

Vitet e fundit nuk kanë qenë një kohë e mirë për “super të pasurit” në Kinë, veçanërisht ata që ndërtuan pasurinë e tyre në tregun dikur të nxehtë të pasurive të paluajtshme.

Vlera neto e mbretit të pasurive të paluajtshme Hui Ka Yan, kryetar i zhvilluesit të pasurive të paluajtshme China Evergrande, ka rënë me gati 93 për qind, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloombergut. Yan dikur konsiderohej personi i dytë më i pasur në Azi, por sot pasuria e tij ka rënë nga 42 miliardë dollarë në rreth 3 miliardë dollarë.

Evergrande është tani investitori më i madh i borxhit në Kinë me 300 miliardë dollarë detyrime dhe është në qendër të problemeve të pasurive të paluajtshme të Kinës. Që nga viti 2021, Hui Ka Yan ka përdorur pasurinë e tij personale për të mbështetur kompaninë në rrugën e saj drejt falimentimit.

Ai shiti vilat dhe avionët e tij privatë, por ishte e pamjaftueshme dhe Evergrande dështoi për obligacionet në dollarë amerikanë në dhjetor 2021 pas muajsh përpjekjesh për të mbledhur para për të shlyer kreditorët, furnitorët dhe investitorët.

Vitin e kaluar, kompania nuk arriti të përmbushë planin e saj paraprak të ristrukturimit të borxhit, duke çuar në shqetësime të mëtejshme për të ardhmen e saj. Kompania Evergrande është e madhe, ka rreth 200 moj[ punonjës, ka arritur më shumë se 110 miliardë dollarë në shitje më 2020 dhe zotëron më shumë se 1.300 objekte në më shumë se 280 qytete.

Por Hui nuk është i vetmi që ka parë rënie masive të pasurisë së tij kohët e fundit. Elon Musk, shefi i Teslas, SpaceX dhe Twitterit, u bë personi i parë që humbi 200 miliardë dollarë pasuri. Pjesa më e madhe e pasurisë së Muskut është e lidhur me Teslan, aksionet e së cilës ranë me 65 për qind në vitin 2022.