Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Elon Musk s’është më personi më i pasur në botë

Elon Musk e ka humbur sërish titullin e personit më të pasur në botë, pasi kompanisë së tij, Tesla, i ranë aksionet për 6 për qind.

Këtë titull ai e rimori 48 orë më parë, por ra në pozitën e dytë, ndërsa i pari tash renditet shefi i makinës luksoze Renault, Bernard Renault, shkroi Dailymail.

Pasuria e Muskut tash është 184 miliardë dollarë, ndërsa e Renaultit 186 miliardë. Musk e ka kaluar pjesën më të madhe të 2022-s në vendin e parë.

Aksionet e Teslas ranë për 1.7 për qind të mërkurën dhe 6 për qind të enjten.

Artikuj të ngjashëm