Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë, pasi aksionet e tij në kompaninë e veturave elektrike Tesla ranë përgjysmë në vlerë.
Sipas Forbes dhe Bloomberg, Musku e humbi vendin e parë nga Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i grupit të mallrave luksoze LVMH.
Musk është shefi ekzekutiv dhe aksionari më i madh në Tesla.
Sipas Forbes, pasuria e Muskut vlen rreth 178 miliardë dollarë.
Ndërkohë, pasuria e Bernard Arnaultit ka një vlerë prej 188 miliardë dollarësh.
Musk së fundmi bleu edhe platformën sociale Twitter, pas disa muajve mosmarrëveshje.
Artikuj të ngjashëm