Pronari i Twitterit dhe themeluesi i Teslas, Elon Musk, e ka humbur titullin prej “njeriut më të pasur në botë”, sipas Forbes të mërkurën.
Njoftimi vjen pak kohë pasi Musku e ka blerë kompaninë e rrjeteve sociale “Twitter” në vlerë prej 44 miliardë dollarësh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Forbes, Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i kompanisë mëmë të markës luksoze “Louis Vuitton” LVMH, dhe familja e tij morën titullin nga Musku, me një pasuri personale prej 185.4 miliardë dollarë.
Musk, i cili ka mbajtur vendin e parë në listën e Forbes për më të pasurit në botë që nga shtatori i vitit 2021, ka një pasuri neto prej 185.3 miliardë dollarësh.
Aksionet e Teslas ranë rreth 4 për qind në tregtimin e mëngjesit të së mërkurës.