Dhjetëra mijëra izraelitë janë mbledhur në qendër të Tel-Avivit për të protestuar kundër planeve të Qeverisë së re të kryeministrit Benjamin Netanyahu për të riparuar sistemin ligjor të vendit dhe për të dobësuar Gjykatën e Lartë.
Protestuesit thonë se kanë frikë se ndryshimet rrezikojnë të dëmtojnë më tej demokracinë e brishtë të vendit ndërsa merret me çështjen palestineze.
Gonen Ben Itzhak, një protestues izraelit nga Modiin, Izraeli qendror, tha se vendi po paguante çmimin e pushtimit të Bregut Perëndimor duke funksionuar me një qeveri të krahut të djathtë. Protesta paraqet një sfidë të hershme për Netanyahun dhe ministrin e tij ultranacionalist të sigurisë kombëtare, i cili ka urdhëruar policinë të ndërmarrë veprime të ashpra nëse protestuesit bllokojnë rrugët ose shfaqin flamuj palestinezë.
Netanyahu po gjykohet për korrupsion dhe e ka kthyer rregullimin e sistemit ligjor të vendit pjesë qendrore të agjendës së tij. Ministri i tij i drejtësisë thotë se gjyqtarët e pazgjedhur kanë shumë pushtet.