Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protestë masive kundër planeve të Netanyahut në Izrael

Mijëra izraelitë janë mbledhur të shtunën mbrëma në Tel-Aviv për të protestuar kundër planeve të kryeministrit Benjamin Netanyahu për dobësimin e sistemit gjyqësor.

Protestat janë mbajtur për javën e 33 me radhë.

Në disa vende protestuesit janë përplasur me policinë që ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

Në muajin e kaluar, qeveria izraelite miratoi një pjesë të ligjit që dobëson sistemin gjyqësor.

Kjo iniciativë e qeverisë ka nxitur valën më të madhe të protestave në Izrael.

Netanyahu synon të dobësojë Gjykatën Supreme dhe të bartë pushtetin te parlamenti.

Edhe Protesta në Izrael kundër kryeministrit, Benjamin Netanyahu Botë 6 muaj më parë Protesta në Izrael kundër kryeministrit, Benjamin Netanyahu

Gjykata Supreme në vitet e fundit ka rrëzuar disa vendime të qeverisë.

Kundërshtuesit e planit kanë thënë se gjykatat luajnë rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e pushtetit dhe se ligji do ta dërgonte Izraelin drejt regjimit autokratik.