Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vazhdojnë protestat kundër planeve të Netanuyahut

Protestat kundër qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë vazhduar për javën e 31-të rresht. Gjatë muajit korrik, qeveria ka miratuar pjesën më të madhe të ligjit që synon të dobësojë sistemin gjyqësor që ka ndërhyrë shpesh në vendimet e qeverisë.

Për shkak të këtij plani, izraelitët kanë nisur protestat duke zhytur shtetin në krizë politike. Ndërkaq, shkaku i këtij plani është ngritur edhe ushtria. Me këtë plan, qeveria konservatore e Netanyahut synon të dobësojë Gjykatën Supreme dhe ta bartë pushtetin te parlamenti.

Përkrahësit e këtij plani kanë thënë se gjykatësit kanë shumë pushtet në Izrael. Mirëpo, kundërshtarët kanë thënë se gjykata luan rol të madh në mbikëqyrjen e pushtetit dhe se plani do ta dërgonte Izraelin drejt regjimit autokratik.