Mijëra izraelitë kanë vazhduar protestat kundër planeve të kryeministrit Benjamin Netanyahu për dobësimin e gjykatave. Netnayahu dëshiron që të dobësojë Gjykatën Supreme, e cila në vitet e fundit ka rrëzuar disa vendime të qeverisë dhe luan rol të madh në sistemin izraelit.
Ani pse kryeministri ka ndalur përkohësisht këtë plan, protestat kanë vazhduar, pasi shumica e izraelitëve, nuk u besojnë fjalëve të kryeministrit Netanyahu.
Ata kanë thënë se plani i tij dobëson demokracinë dhe kthen Izraelin në rrugë autoritare. Në javët e fundit këto protesta janë ndalur shkaku i sulmeve me raketa nga militantët e Xhihadit Islamik.
Mirëpo këto protesta kanë vazhduar të shtunën mbrëma. Protestat kanë nisur para pesë muajve, ndërkaq protestuesit kanë insistuar se Netanyahu duhet të largohet nga pushteti.