Një mësuese ka goditur për vdekje me thikë një vajzë tetëvjeçare në një shkollë fillore në Korenë e Jugut.
Mësuesja e cila është rreth të 40-tave, ka rrëfyer se ka goditur me thikë nxënësen në qytetin qendror të Daejeon, ka bërë të ditur policia, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVajza është gjetur me plagë të thikës në katin e dytë të ndërtesës së shkollës, në orën 18:00 me kohë lokale të hënën, dhe ishte shpallur e vdekur në spital. Mësuesja u gjet pranë saj me plagë po ashtu nga thika për të cilat policia ka thënë se mund të ishin vetëshkaktuar.
Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok urdhëroi të martën një hetim mbi rastin dhe u kërkoi autoriteteve "të zbatojnë masat e nevojshme për të siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin më kurrë".
Disa vendas vendosën lule dhe një kukull në portën e shkollës, e cila u mbyll të martën.
Në një konferencë të policisë të martën, Yook Jong-myung, kreu i stacionit policor të Dajeon ka thënë se mësuesja po trajtohej në spital, duke shtuar se ajo kishte një plagë në qafë që i ishte qepur.
Zyra arsimore e Daejeon ka bërë të ditur më herët se mësuesja kishte kërkuar më 9 dhjetor pushim gjashtë mujor duke përmendur depresionin, por ishte kthyer në shkollë vetëm 20 ditë më vonë pasi një mjek e vlerësoi atë si të aftë për të punuar.
Gjatë kohës së saj të pushimit nga puna, ajo kishte mendime vetëvrasëse, ka thënë Yook, duke cituar një dëshmi që mësuesja i kishte dhënë policisë.
Disa ditë para goditjes me thikë, mësuesja kishte shfaqur sjellje të dhunshme.
Sipas dëshmisë së dhënë nga mësuesja në polici, ajo kishte blerë një armë ditën e sulmit dhe e kishte sjellë në shkollë, duke shtuar se kishte planifikuar të vriste veten së bashku me një fëmijë.
Koreja e Jugut është një vend përgjithësisht i sigurt, me ligje të rrepta për kontrollin e armëve. Por vitet e fundit, ajo është përballur me disa krime të profilit të lartë, duke përfshirë therje me thikë.