Një vajzë adoleshente është arrestuar të mërkurën nën dyshimin se ka tentuar vrasjen, pasi kishte ther me thikë një nxënës dhe dy mësues në një shkollë të mesme në Uells të Britanisw së Madhe, ka bërë të ditur policia.
Tri viktimat raportohet se u kanë shpëtuar plagëve, pasi janë dërguar në spital pas sulmit në shkollën “Amman Valley School” në Ammanford, Carmarthenshire, ka bërë të ditur policia, raporton AP.
“Një vajza adoleshente është arrestuar nën dyshimin për tentim vrasje dhe aktualisht mbetet në ndalim policor”, ka thënë zyrtari policor, Ross Evans. Sipas tij, një thikë është marrë tashmë nga vendi i ngjarjes.
Evans nuk ka dhënë detaje të asaj që ka ndodhur apo informacione rreth të dyshuarës. Mirëpo ka shtuar se incidenti kishte marrë fund dhe se fëmijët janë larguar nga shkolla.
Jonathan Edwards, një anëtar i pavarur i Parlamentit nga zona ku ka ndodhur sulmi, ka thënë se një nxënës është ther dhe pastaj edhe dy mësimdhënësit të cilët kishin ndërhyrë.
-
Mësuesja theret me thikë nga nxënësi në Francë
-
Theren me thikë dy të mitur në Prishtinë, një i arrestuar
-
17-vjeçari nga Kosova, që e theri me thikë mësuesen në Gjermani, jashtë rrezikut për jetën
-
Gjermani: Një mësuese theret me thikë, i dyshuari raportohet se është nga Kosova
-
Sulm me thikë në një shkollë në Francë, një i vdekur