Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm me thikë në një shkollë fillore në Kinë, dy të vdekur e 10 të lënduar

Kina - harta

Dy persona kanë vdekur e 10 të tjerë janë lënduar në një sulm me thikë në një shkollë fillore në provincën jugore të Kinës, Jiangxi, raporton policia transmeton “BBC”. 

Nuk është e qartë nëse fëmijët janë në mesin e viktimave.  Sulmi ka ndodhur në mesditë në shkollën në qytetin Guixi. 

Policia ka thënë se sulmi është kryer nga një grua 45-vjeçare, që kishte përdorur thikë të frutave.

Prindërit në shkollë kanë përshkruar shokun dhe frikën me të dëgjuar për sulmin. 

“Mora lajmin në pasdite, dhe isha shumë i shokuar”, tha një person në kushte anonimiteti. “Fëmija im është në klasën e pestë, ai erdhi shëndosh në shtëpi, por shkolla nuk na informoi asgjë dhe çdo gjë u mbajt fshehtë”. 

Edhe Të paktën dy të vdekur dhe 21 të plagosur si pasojë e sulmit me thikë në një spital në Kinë Botë Të paktën dy të vdekur dhe 21 të plagosur si pasojë e sulmit me thikë në një spital në Kinë

Një baba tjetër ka treguar se jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit janë frikësuar shumë. 

Kina ka përjetuar një rritje të sulmeve me thikë në muajt e fundit. Në maj, një burrë theri me thikë për vdekje dy persona dhe lëndoi 21 tjerë në një spital në provincën jugore Yunnan.