Gjykata e Qarkut e Zagrebit ka dënuar me 50 vjet burgim L.M. për vrasjen e një fëmije në një shkollë fillore në Zagreb në dhjetorin e shkuar.
Ai akuzohej për vrasje, tentimvrasje, traumatizim e shkelje të të drejtave.
Dy fëmijë të shkollës dhe një mësimdhënës ishin lënduar rëndë gjatë aktit.
Më 20 dhjetor, L.M. kishte hyrë në një shkollë fillore dhe kishte therur për vdekje një fëmijë e i kishte lënduar tre të tjerë dhe një mësues gjatë orës së mësimit.
Procesi gjyqësor ndaj tij u mbajt i mbyllur.
Nuk dihen motivet e sulmit. Policia ka thënë vetëm se ai kishte planifikuar sulmin për kohë të gjatë.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të vrarë në një sulm me thikë në një shkollë në Sllovaki
-
Dënohen me mbi 17 vjet burgim prindërit e adoleshentit serb që vrau 10 persona
-
Një 18-vjeçar autor i sulmit në shkollën në Suedi
-
Adoleshenti vrau gjyshërit e tij e më pas mësuesit në shkollë
-
Skënder Krasniqi dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen në Lipjan