Dy fëmijë janë vrarë dhe 17 persona kanë pësuar lëndime pasi një i armatosur ka sulmuar brenda një shkolle katolike amerikane në Minneapolis.
Më pas, sulmuesi ka vrarë edhe veten.
Sipas policisë, sulmuesi kishte tri armë me vete dhe ai kishte shtënë përmes dritareve të shkollës në drejtim të fëmijëve.
Dy fëmijët e vrarë ishin të moshave 8 dhe 10 vjeç. Dy fëmijë të tjerë të plagosur janë në gjendje kritike, raportoi AP.
Përveç policisë, në vendngjarje ka dalë edhe FBI-ja.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmuesi i shkollës në Minneapolis ishte i fiksuar me idenë e vrasjes së fëmijëve
-
FBI-ja po e heton sulmin në Minneapolis si krim urrejtjeje anti-katolik
-
Një 17-vjeçar vret një nxënëse dhe plagos dy të tjerë në një shkollë në SHBA
-
Detaje të reja për sulmin me armë në shkollën në Wisconsin të SHBA-së
-
Tre të vdekur e gjashtë të plagosur në sulmin në një shkollë në SHBA