Botë

Një 17-vjeçar vret një nxënëse dhe plagos dy të tjerë në një shkollë në SHBA

SHBA

Foto: Associated Press

Një 17-vjeçar ka vrarë veten pasi ka qëlluar  për vdekje një studente dhe ka kënë të plagosur dy të tjerë, në një shkollë të mesme në Nashville të mërkurën, ka bërë të ditur policia.

Një zëdhënës i policisë ka thënë në një konference për shtyp se në momentin e gjuajtjes me armë, në ndërtesën e shkollës ndodheshin dy oficerë të cilët me të dëgjuar të shtënat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes mirëpo në ato momente sulmuesi kishte qëlluar veten, raporton AP.

Shkolla ka rreth 2,000 nxënës dhe ndodhet në një lagje të Nashville, rreth 16 kilometra në juglindje të qendrës së qytetit.

Të shtënat në shkolla kanë qenë kryefjala kohëve të fundit në Nashville. 

Në mars të vitit 2023, një sulmues vrau tre 9-vjeçarë dhe tre të rritur në një shkollë fillore private të krishterë në qytet,