Botë

FBI-ja po e heton sulmin në Minneapolis si krim urrejtjeje anti-katolik

FBI

Foto: Associated Press

FBI-ja po e heton si krim të urrejtjes anti-katolike një sulm me armë që ka ndodhur të mërkurën afër një shkolle në Minneapolis, nga i cili kanë mbetur dy fëmijë të vdekur dhe 17 të tjerë të plagosur.

"FBI-ja po e heton këtë sulm si një akt terrorizmi të brendshëm dhe krim urrejtjeje që synon katolikët", ka thënë drejtori i FBI-së, Kash Patel, në një postim në X.

Dy fëmijët, të moshës 8 dhe 10 vjeç, u vranë kur një sulmues hapi zjarr përmes dritareve të Kishës së Ungjillëzimit të qytetit të mërkurën në mëngjes, ndërsa fëmijët po kremtonin Meshën, raporton BBC.

Sulmuesi, i cili vdiq në vendin e ngjarjes nga një plagë me armë zjarri e shkaktuar vetë, u identifikua më vonë nga policia si 23-vjeçari Robin Westman.

Papa LeoNI XIV, papa i parë amerikan, ishte midis atyre që i bënë homazhe viktimave të reja, duke thënë se ishte "thellësisht i trishtuar" nga sulmi.

Shefi i policisë Brian O'Hara u ka thënë gazetarëve se “ky ishte një akt i qëllimshëm dhune kundër fëmijëve të pafajshëm dhe njerëzve të tjerë që adhuronin”.