Hetuesit amerikan thanë se sulmuesi që hapi zjarr ndaj nxënësve ndërsa po luteshin në një kishë në Minneapolis ishte "i fiksuar me idenë e vrasjes së fëmijëve".
Robin Westman, i cili vrau dy fëmijë dhe plagosi 18 të tjerë, nuk duket se kishte ndonjë motiv specifik, sipas Shefit të Policisë së Minneapolis, Brian O'Hara. Sulmuesi "dukej sikur na urrente të gjithëve", tha O’Hara, duke shtuar se më shumë se çdo gjë tjetër, autori i vrasjes donte të vriste fëmijë, raportoi BBC.
Fëmijët e vrarë janë identifikuar si Fletcher Merkel, tetë vjeç, dhe Harper Moyski, 10 vjeç. I dyshuari 23-vjeçar i është afruar kishës, e cila gjithashtu posedon një shkollë dhe ka shtënë dhjetëra herë përmes dritareve duke përdorur tre armë zjarri. Policia në vendngjarje gjeti po ashtu një bombë tymi.
Në një konferencë për shtyp, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së për Minesotën, Joseph Thompson, tha se sulmuesi shprehu urrejtje ndaj shumë grupeve, përfshirë komunitetin hebre dhe ndaj Presidentit Trump. S
ulmuesi, i cili bëri vetëvrasje, la një shënim, por ata shtuan se një motiv përfundimtar mund të mos dihet kurrë.
-
FBI-ja po e heton sulmin në Minneapolis si krim urrejtjeje anti-katolik
-
Dy fëmijë të vdekur nga sulmi në një shkollë katolike amerikane
-
Detaje të reja për sulmin me armë në shkollën në Wisconsin të SHBA-së
-
Tre të vdekur e gjashtë të plagosur në sulmin në një shkollë në SHBA
-
Tre të vrarë e 8 të plagosur në një sulm me armë në shkollë në Filipine