Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaruar të hënën se është i tronditur nga rezultati i zgjedhjeve rajonale në landin Saksoni-Anhalt, që janë mbajtur të dielën.
Duke folur në një konferencë për media, Merz ka thënë se kjo është humbja më e rëndë zgjedhore që partia e tij, CDU, e cila ka qeverisur në Saksoni-Anhalt për 24 vjet, ka pësuar në vite apo dekada.
"Jemi të gjithë thellësisht të tronditur....Nuk e prisnim që gjërat të shkonin kështu”, ka thënë Merz.
Ai ka shtuar se votimi "do të ketë pasoja" duke thënë se mjafton një vështrim mbi ata që e uruan AfD-në për të kuptuar "nivelin e vëmendjes ndërkombëtare që ka tërhequr ky rezultat".
Ai thotë se "kur pothuajse 60% e votuesve... votojnë për parti politike që vënë në dyshim në thelb institucionet demokratike të vendit tonë... ky është një rezultat zgjedhor që nuk mund ta kalojmë thjesht sikur të mos kishte ndodhur asgjë".
Edhe
Merzi në vështirësi pas fitores së parë të një partie të ekstremit të djathtë që nga epoka naziste
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, po përballet të hënën me një situatë të vështirë, pasi partia e tij u mposht thellë nga Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet rajonale, rezultat që mund t’i hapë rrugën partisë së ekstremit të djathtë për të udhëhequr qeverinë e parë rajonale të së djathtës ekstreme në Gjermani që nga epoka naziste.
AfD-ja, e klasifikuar nga agjencia gjermane e inteligjencës së brendshme si një grup ekstremist, mbeti fare pranë shumicës absolute në zgjedhjet e së dielës në landin lindor të Saksonisë-Anhalt.
E djathta ekstreme në Gjermani me fitore të madhe në lindje, por nuk arrin shumicën
Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka shënuar një fitore bindëse në landin...-
Franca e shqetësuar nga fitorja e së djathtës ekstreme në Gjermani
-
E djathta ekstreme në Gjermani me fitore të madhe në lindje, por nuk arrin shumicën
-
E djathta ekstreme gjermane drejt një fitoreje të madhe në landin lindor
-
Voton Gjermania lindore, zgjedhjet mund të sjellin në pushtet guvernatorin e parë nga AfD-ja