Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka lëshuar një paralajërim të ashpër për Evropën, duke thënë se Shtetet e Bashkuara janë bërë “kryesisht indiferente” ndaj fatit të kontinentit dhe se shtetet evropiane duhet të bëhen të pavarura.
Merz ka kritikuar gjithashtu ndërhyrjen e zyrtarëve amerikanë në zgjedhjet e së dielës, të cilat partia e tij konservatore CDU/CSU i ka fituar, pasi administrata Trump dhe Elon Musk, mbështetën AfD-në e ekstremit të djathtë, raporton BBC.
Merz ka thënë në një tryezë të rrumbullakët diskutimi televiziv të dielën mbrëma se "përparësia e tij absolute" do të ishte "të forcojë Evropën sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që ne të mund të arrijmë pavarësinë e vërtetë nga SHBA-ja hap pas hapi".
Pavarësisht kësaj deklarate, rezultati i zgjedhjeve në Gjermani është përshëndetur nga presidenti Trump, i cili ka shkruar të dielën në rrjetet sociale se ishte "një ditë e mrekullueshme për Gjermaninë".
-
Merzi bisedon me Macronin për mburojën bërthamore evropiane
-
Merz: S’ka pse Amerika të dojë të shpëtojë demokracinë në Evropë, e bëjmë vetë
-
Merz i bën thirrje SHBA-së “të qëndrojë jashtë” politikës së brendshme gjermane
-
Merz bën thirrje për veprime të shpejta ndaj tarifave të Trumpit
- Sytë nga Gjermania