Megaprojektligji buxhetor i presidentit amerikan, Donald Trump do të vihet për votim përfundimtar në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së-së të enjten.
Plani, të cilin Trumpi e quan "projektligji i madh dhe i bukur", është shtyrë në Kongres për shkak të shqetësimeve në lidhje me ndikimin në borxhin kombëtar dhe kujdesin shëndetësor, raporton BBC.
Por në orët e para të së enjtes, duket se rebelët republikanë kanë rënë në linjë.
Trumpi dëshiron që projektligji të nënshkruhet deri më 4 korrik, kur SHBA-ja të festojë Ditën e Pavarësisë.
Senati, i cili ashtu si dhoma e ulët, kontrollohet nga Partia Republikane, e ka miratuar projektligjin të martën, kur nënpresidenti JD Vance hodhi votën përcaktuese.
-
Megaprojekligji i Trumpit miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve
-
Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën e financimit për të rihapur qeverinë
-
Senati miraton mega-projektligjin e Trumpit
-
Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin për taksat dhe shpenzimet, të propozuar nga Trumpi
-
Senati miraton 70 miliardë dollarë shtesë për zbatimin e politikave të emigracionit të Trumpit