Përditësim - Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar të martën një paketë shpenzimesh që do t'i japë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë.
Presidenti Donald Trump e ka nënshkruar projektligjin e financimit, duke i dhënë fund mbylljes pas tre ditësh.
Trumpi dhe udhëheqësit republikanë janë përpjekur shumë për të nxitur anëtarët republikanë të binin dakord pavarësisht ankesave të tyre private në lidhje me projektligjin, në mënyre që të shmangnin një mbyllje si ajo që paralizoi Uashingtonin për 43 ditë vjeshtën e kaluar.
Projektligji financon një numër departamentesh kritike, por gjithashtu krijon një tjetër pengesë financiare për Departamentin e Sigurisë Kombëtare për dy javë.
-
Trumpi nënshkruan projektligjin që i jep fund mbylljes së qeverisë
-
Dhoma e Përfaqësuesve voton sot marrëveshjen që çon në fundin e mbylljes së qeverisë
-
Senati amerikan miraton projektligjin që pritet t’i japë fund mbylljes historike të qeverisë
-
Senati amerikan miraton një projektligj që mund të qojë në rihapjen e qeverisë
-
Megaprojekligji i Trumpit miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve