Botë

Senati amerikan miraton projektligjin që pritet t’i japë fund mbylljes historike të qeverisë

Donald Trump

Foto: Associated Press

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka miratuar projektligjin e rëndësishëm të financimit, që mund t’i janë fund mbylljes më të gjatë të qeverisë në histori.

Projektligji u miratua me 60 vota pro, ndërsa 40 ishin kundër. Marrëveshja nënkupton financimin e Qeverisë deri në fund të janarit.

Tani projektligji duhet të miratohet te Dhoma e Përfaqësuesve para se presidenti Donald Trump ta nënshkruajë për ta futur në fuqi.

Trumpi ka sinjalizuar se është i gatshëm për këtë. Marrëveshja u arrit gjatë fundjavës, pasi disa demokratë vendosën t’iu bashkohen republikanëve dhe negociuan për t’i rikthyer punonjësit federalë në punë dhe për t’i rinisur shërbimet thelbësore.

Që nga tetori shumë shërbime qeveritare janë pezulluar dhe rreth 1.4 milionë punëtorë federalë janë në pushim pa pagesë ose punojnë pa pagesë.

Mbyllja ka ndikuar edhe në udhëtimin ajror në SHBA dhe përfitimet ushqimore për 41 milionë amerikanë me të hyra të ulëta. Vetëm të hënën u anuluan mbi 2400 fluturime në të gjithë SHBA-në e rreth 9000 u vonuan.