Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka miratuar projektligjin për taksat dhe shpenzimet. Projektligji i mbështetur dhe i propozuar nga administrata e presidentit Donald Trump, kaloi me një votim 215 pro dhe 214 kundër.
Ai pritet të miratohet edhe nga Senati, transmeton BBC.
I quajtur nga presidenti si një “projektligj i madh dhe i bukur”, ai do të zgjerojë uljet e taksave nga mandati i parë i Trumpit, do të eliminojë taksat mbi bakshishet dhe do të rrisë shpenzimet për ushtrinë dhe mbrojtjen e kufirit.
Zyra e Buxhetit të Kongresit (ZBK) parashikon se ky projektligj do të shtojë rreth 2.3 trilionë dollarë në borxhin kombëtar të SHBA-së gjatë 10 vjetëve të ardhshme.
-
Megaprojekligji i Trumpit miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve
-
Megaprojektligji i Trumpit drejt votimit përfundimtar në Dhomën e Përfaqësuesve
-
Senati miraton mega-projektligjin e Trumpit
-
Senati miraton 70 miliardë dollarë shtesë për zbatimin e politikave të emigracionit të Trumpit
-
Dhoma e Përfaqësuesve voton për të përmbysur tarifat e Trumpit ndaj Kanadasë