Presidenti turk, Tayip Erdogan, ka deklaruar të martën se beson që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që lidhjet midis dy aleatëve në NATO të mbeten peng i blerjes prej Ankarasë të sistemit rus të mbrojtjes, S-400.
Ankaraja dhe Washingtoni ndodhen tashmë sa kohë në kurs përplasjeje, rreth blerjes prej Turqisë të sistemeve S-400, të cilat SHBA-ja thotë se nuk janë kompaktibile me mbrojtjet e NATO-s dhe përbëjnë rrezik për aeroplanët luftarakë amerikanë, F-35.
Gjatë muajit të kaluar Turqia e kishte pranuar dërgesën e parë të S-400, teksa kishte thënë se dërgesa e dytë do të mbërrinte në Ankara gjatë vitit të ardhshëm, shkruan Reuters, përcjell sot Koha Ditore. Ky veprim e kishte nxitur Washingtonin që ta fillojë largimin formal të Ankarasë nga programi F-35, në të cilin Turqia ishte si konsumatore, ashtu edhe prodhuese.
Washingtoni ka paralajmëruar se Turqia do të përballet me sanksione amerikane rreth sistemit S-400, por Ankaraja i ka hedhur deri më tani paralajmërimet, duke u mbështetur në vend të kësaj në sigurimin e ndonjë përkrahjeje prej Trumpit, gjatë samitit të G20-s në qershor.
Trumpi megjithatë nuk i ka përjashtuar sanksionet. (Artikullin e plotë në shqip mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Erdogani planifikon blerjen e një tjetër sistemi raketor nga Rusia
-
Erdogan thotë se do të hakmerrej ndaj sanksioneve nga SHBA-ja
-
Erdogan rithekson bashkëpunimin me Rusinë për sistemin e mbrojtjes ajrore
-
Erdogan telefonon Trumpin për t’u konsultuar rreth blerjes së sistemit raketor S-400 nga Rusia
-
Samiti i NATO-s në Turqi, cila pritet të jetë dhurata e Trumpit për Erdoganin?