Kompania e ushqimit të shpejtë, McDonald’s, do të ketë mundësi për t’i blerë restorantet e saj në Rusi brenda 15 vjetësh, ka thënë shërbimi antimonopol i Rusisë të enjten, shkruan Reuters.
Ky shërbim ka miratuar marrëveshjen, sipas të cilës McDonald’s ia ka shitur restorantet një prej të licensuarve të saj lokal, Alexander Govor, i cili do t’i riemërtojë ato.
Rrjeti i ushqimit të shpejtë i njohur botërisht, deri tani ka zotëruar 84 për qind të gati 859 restoranteve të tij në Rusi.
McDonald’s ka mbyllur përkohësisht restorantet e tij në Rusi në muajin mars. Kjo kompani më parë ka thënë se restorantet e saj në rajonin e Rusisë kanë vlerë rreth 1.4 miliardë dollarë.
Artikuj të ngjashëm
-
McDonald's do t'ia shesë restorantet ruse operatorit vendas që do të mund t’i vërë emër të ri
-
McDonald’s i rihap dyert në Ukrainë
-
Restorantet e McDonald's rihapen në Rusi me emër të ri
-
McDonald’s po largohet nga tregu rus
-
McDonald’s i mbyll restorantet në Rusi por vazhdon t’i paguajë 62 mijë punëtorët rusë