15 ish-restorante të McDonald's janë rihapur sot në Moskë me pronësi të re dhe një emër të ri.
Ato quhen “Vkusno i tochka”, që përkthehet “E shijshme dhe kaq”. Kompania ka thënë se 50 restorante të tjera do të hapen nesër.
McDonald's tha se do të largohej përgjithmonë nga Rusia në maj, për shkak të “krizës humanitare” dhe “mjedisit të paparashikueshëm operativ” të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, shkruan BBC.
Ajo kishte funksionuar në vend për më shumë se 30 vjet, duke hapur restorantin e saj të parë në Moskë në janar 1990.
Rrjeti jashtëzakonisht i popullarizuar i ushqimit të shpejtë prej 850 restorantesh u ble nga një kompani ruse.
Artikuj të ngjashëm
-
McDonald’s i rihap dyert në Ukrainë
-
McDonald’s do t’i rihapë dyqanet në Ukrainë
-
Zëvendësuesi rus i McDonald's ka mungesë të patateve të skuqura
-
McDonald's do të ketë mundësi t’i riblejë restorantet në Rusi brenda 15 vjetësh
-
McDonald's do t'ia shesë restorantet ruse operatorit vendas që do të mund t’i vërë emër të ri