Disa restorante të sapohapura të ushqimit të shpejtë "Vkusno i Tochka", që zëvendësoi McDonald's në Rusi, do të ndalojnë përkohësisht shërbimin e patateve të skuqura, sipas mediave ruse, shkruan BBC.
Kompania thotë se pret të ketë patate të skuqura përsëri në menu deri në vjeshtë.
McDonald's u tërhoq nga Rusia në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainës.
Gjiganti amerikan i ushqimit të shpejtë ia shiti restorantet e tij një biznesmeni rus dhe në qershor disa nga pikat u rihapën me emrin "Vkusno i Tochka", që përkthehet në shqip si "Të shijshme dhe kaq".
Por një muaj pas hapjes, një nga artikujt kryesorë në menu është në mungesë.
Në një deklaratë për agjencinë ruse të lajmeve Tass, kompania shpjegoi se viti 2021 shënoi një korrje të dobët për shumëllojshmërinë e patateve të nevojshme për të bërë patate të skuqura.
Edhe
Restorantet e McDonald's rihapen në Rusi me emër të ri
Rusia tani është nën sanksione të gjera perëndimore, të cilat po ndërpresin zinxhirët e furnizimit dhe po rrisin papunësinë.
Ekonomia ruse pritet të tkurret deri në 10% në vitin 2022.