Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

McDonald’s mbyll të gjitha dyqanet në Rusi

McDonald's ka njoftuar se do të mbyllë përkohësisht të gjitha restorantet dhe do të ndalojë operimin në Rusi.

Rrjeti i ushqimeve ta shpejta është jashtëzakonisht i popullarizuar në Rusi, me rreth 850 dyqane dhe 62 mijë punonjës.

McDonald's ishte përballur me kritika në rritje për mosndjekjen e shumë markave të tjera të ushqimit dhe pijeve duke u tërhequr nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës.

Në një deklaratë, shefi i McDonald’s, Chris Kempczinski thotë se konflikti "ka shkaktuar vuajtje të papërshkrueshme për njerëzit e pafajshëm" dhe "ne i bashkohemi botës në dënimin e agresionit dhe dhunës dhe duke u lutur për paqe".

 

Artikuj të ngjashëm