Kompania amerikane e ushqimeve të shpejta, McDonald’s, ka bërë të ditur se do të largohet nga tregu rus, derisa ka nisur procesin e shitjes së biznesit atje.
Një muaj pasi nisi pushtimi rus në Ukrainë, McDonald’s deklaroi se po i mbyllte përkohësisht rreth 850 restorante në Rusi, si masë sanksionuese, derisa tash po mendon t’i mbyllë krejtësisht, raportoi BBC-ja të hënën.
“Kriza humanitare e shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe mjedisi i paparashikueshëm i operimit, kanë bërë që McDonald’s të arrijë në përfundim se vazhdimi i pronësisë së biznesit në Rusi nuk është më i qëndrueshëm, e as në përputhje me vlerat e McDonald’s”, thuhet në njoftimin e kompanisë amerikane të hënën.
Kompania e “fast-foodit” operon në Rusi tash e 30 vjet, ndërsa në Ukrainë, aktualisht janë të mbyllura, derisa punonjësit ukrainas vazhdojnë të paguhen me paga të plota.
Shtete perëndimore, përfshirë edhe biznese të mëdha, e kanë sanksionuar Rusinë në mënyra të ndryshme, qëkur nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.