Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

McDonald's do t'ia shesë restorantet ruse operatorit vendas që do të mund t’i vërë emër të ri

mcdonalds

Kompania e ushqimit të shpejtë, McDonald’s do t’ia shesë restorantet e saj në Rusi një operatori vendas, i cili është i licensuar dhe do t’i riemërojë me emër të ri, ka njoftuar vetë kompania të enjten.

Rrjeti i burgerëve i njohur botërisht, zotëron 84 për qind të gati 859 restoranteve të tij në Rusi, njoftoi Reuters.

McDonald’s ka mbyllur përkohësisht restorantet e tij në Rusi në muajin mars.

Restorantet e McDonald’s në Rusi do t’i shiten Alexander Govorit, i cili ka qenë i licensuari i McDonald’s-it që nga viti 2015 dhe ka ndihmuar zinxhirin të zgjerohet deri në Siberi, ku operojnë 25 restorante.

McDonald’s më parë ka thënë se restorantet e tij në rajonin e Rusisë kanë vlerë rreth 1.4 miliardë dollarë.

Edhe McDonald's do të ketë mundësi t’i riblejë restorantet në Rusi brenda 15 vjetësh Botë McDonald's do të ketë mundësi t’i riblejë restorantet në Rusi brenda 15 vjetësh

Ministri rus i Industrisë dhe Tregtisë, Denis Manturov, ka thënë se marrëveshja pasoi një proces negocimi të gjatë dhe të vështirë dhe qeveria do t'i sigurojë Govorit të gjithë ndihmën e nevojshme për të ngritur operacionet.