Botë

McDonald's do t'ia shesë restorantet ruse operatorit vendas që do të mund t’i vërë emër të ri

mcdonalds

Kompania e ushqimit të shpejtë, McDonald’s do t’ia shesë restorantet e saj në Rusi një operatori vendas, i cili është i licensuar dhe do t’i riemërojë me emër të ri, ka njoftuar vetë kompania të enjten.

Rrjeti i burgerëve i njohur botërisht, zotëron 84 për qind të gati 859 restoranteve të tij në Rusi, njoftoi Reuters.

McDonald’s ka mbyllur përkohësisht restorantet e tij në Rusi në muajin mars.

Restorantet e McDonald’s në Rusi do t’i shiten Alexander Govorit, i cili ka qenë i licensuari i McDonald’s-it që nga viti 2015 dhe ka ndihmuar zinxhirin të zgjerohet deri në Siberi, ku operojnë 25 restorante.

McDonald’s më parë ka thënë se restorantet e tij në rajonin e Rusisë kanë vlerë rreth 1.4 miliardë dollarë.

Ministri rus i Industrisë dhe Tregtisë, Denis Manturov, ka thënë se marrëveshja pasoi një proces negocimi të gjatë dhe të vështirë dhe qeveria do t'i sigurojë Govorit të gjithë ndihmën e nevojshme për të ngritur operacionet.