Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbyllen takimet Ukrainë-SHBA-Rusi, Zelensky i quan konstruktive

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur të shtunën se bisedimet dyditëshe trepalëshe me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara në Abu Dhabi janë përmbyllur me “diskutime konstruktive” mbi “parametrat e mundshëm për t'i dhënë fund luftës”.

Kjo ishte hera e parë që zyrtarët e administratës Trump kanë zhvilluar bisedime me udhëheqësit e të dy vendet si pjesë e përpjekjes së Uashingtonit për përparim për t'i dhënë fund pushtimit gati 4-vjeçar të Ukrainës nga Rusia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të gjitha palët ranë dakord të raportojnë në kryeqytetet e tyre për secilin aspekt të negociatave dhe të koordinojnë hapat e mëtejshëm me udhëheqësit e tyre”, ka shkruar Zelensky në Telegram.

Ai ka thënë se përfaqësuesit ushtarakë identifikuan çështjet për një takim të mundshëm të ardhshëm, i cili mund të zhvillohet që javën e ardhshme.

Udhëheqësi ukrainas ka shtuar se ka pasur mirëkuptim “të nevojës për monitorimin dhe kontroll amerikan të procesit të përfundimit të luftës dhe garantimit të sigurisë”.

Të dërguarit e SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, morën pjesë së bashku me zyrtarët ukrainas, përfshirë kryenegociatorin Rustem Umerov dhe kreun e inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov. Rusia dërgoi përfaqësues të inteligjencës ushtarake dhe të ushtrisë.