Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 60 emigrantë të vdekur në brigjet e Afrikës Perëndimore

Më shumë se 60 persona kanë vdekur pasi një varkë me emigrantë është gjetur në brigjet e Kepit të Verdës në Afrikën Perëndimore, raportoi të mërkurën BBC-ja.

38 persona kanë arritur të shpëtohen, përfshirë fëmijë të moshës 12 deri në 16 vjeç, ka njoftuar Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Rreth 100 njerëz, kryesisht nga Senegali dhe Sierra Leone, thuhet se kanë qenë në varkë dhe kanë qenë në det për një muaj.

Nuk dihet se kur ka ndodhur ngjarja. Varka për herë të parë është parë të hënën, tha policia për agjencinë e lajmeve AFP.

Ministria e Jashtme e Senegalit tha në një deklaratë të lëshuar të martën mbrëma se anija ishte nisur nga Senegali më 10 korrik me 101 pasagjerë në bord.

Kepi Verde është rreth 600 km larg brigjeve të Afrikës Perëndimore në një rrugë migrimi detar për në ishujt Kanarie spanjolle, që shpesh përdoret si portë për në Bashkimin Evropian.

Artikuj të ngjashëm