Të paktën 50 persona mendohet se kanë vdekur pasi një varkë që ishte nisur drejt Ishujve Kanarine u përball me vështirësi pas 13 ditësh udhëtimi nga Afrika.
Organizata “Caminando Fronteras” ka thënë se varka u nis më 2 janar me 86 persona në të. Ka shtuar se alarmoi autoritetet spanjolle dhe marokene pasi ishte në telashe dhe shpëtuesit marokenë arritën të shpëtonin 36 persona. Por, 50 që ishin në bord, shumica nga Pakistani, mendohet se janë mbytur.
“50 persona kanë vdekur në një varkë që ishte nisur në Ishujt Kanarine, 44 prej të cilëve ishin nga Pakistani. Ata kaluan 13 ditë në agoni në det duke mos mundur që shpëtuesit t’i arrinin”, ka thënë drejtoresha e organizatës, Helena Maleno.
Shërbimi i shpëtimit i Spanjës ka thënë se nuk ka informacione për incidentin, raportoi Guardian.
Vitin e kaluar, 46,843 persona arritën në ishuj nga Afrika. Të paktën 10,457 persona kanë vdekur ose janë zhdukur duke u përpjekur të arrinin në Spanjë nga 1 janari deri më 5 dhjetor 2024.
-
Besohet për 17 të vdekur teksa po përpiqeshin të arrinin në ishujt e Spanjës
-
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të arritur në Spanjë përmes detit
-
26 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë që po shkonin drejt Spanjës
-
Dyshohet për 50 të vdekur pas përmbysjes së një anijeje që ishte nisur nga Afrika për në Evropë
-
Gjendet një anije emigrantësh afër Ishujve Kanarinë, raportohet për të paktën 7 të vdekur