Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 2 milionë australianë në izolim, pas një rasti të ri me koronavirus

Dy milionë australianë kanë nisur të hënën ditën e parë të izolimit të tërësishëm, pasi konfirmimit të një rasti pozitiv me koronavirus brenda një komuniteti në Perth. Masa e ashpër është zbatuar ndonëse nuk janë konfirmuar raste të tjera të reja.

Autoritetet urdhëruan izolim pesëditor në Perth, pasi një pjesëtar i sigurisë në një hotel të shfrytëzuar për karantinimin e qytetarëve të kthyer nga udhëtimet jashtë vendit, është konfirmuar si rast pozitiv me virus.

Qeveria ka bërë të ditur se 66 persona janë identifikuar si kontakte të afërta me rojën dhe se asnjëri prej atyre tanimë të testuar nuk ka rezultuar i infektuar.

Australia është cilësuar si një prej vendeve që ka menaxhuar me sukses pandeminë COVID-19, duke i kufizuar numrin e rasteve në 29 mijë dhe atë të vdekjeve në 909 nëpërmjet veprimeve të vendosura të izolimit dhe kontrolleve të ashpra kufitare.