Nga nesër në mesnatë 6,6 milionë persona do të izolohen në Australi për shkak të një rritjeje të rasteve me koronavirus, raportoi CNN.
Victoria, qyteti më i prekur, dhe New South Wales do të bllokohen për herë të parë që nga fillimi i pandemisë Covid-19.
Viktoria regjistroi rritjen më të lartë ditore me 127 raste të reja.
Në shtet ka 2 663 të infektuar dhe 22 viktima.
Në Australi, mbi 8 500 persona kanë kontraktuar koronavirusin dhe 106 persona kanë humbur jetën.
Edhe
Australia raporton rekord vdekjesh si pasojë e COVID-19
Gjithashtu, kufiri midis dy shteteve më të populluara të Australisë, Victoria dhe New South Wales (NSW) do të mbyllet pas pikut të Covid-19.
Kryeministri i Victorias, Daniel Andrews tha se vendimi u mor i përbashkët me kryeministrin Gladys Scott Morrison dhe liderin e New South Wales, Berejiklia. /ATSH/