Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Australia raporton rekord vdekjesh si pasojë e COVID-19

Australia ka raportuar për numër rekord të vdekjeve si pasojë e COVID-19, të martën, dhe shteti i saj i dytë më i madh shpalli një emergjencë në spitale për të përballuar pranimet në rritje të pacientëve, dhe mungesën e personelit për shkak të koronavirusit.

74 vdekjet ndodhën në tri shtetet e saj më të populluara. New South Wales raportoi 36, Victoria raportoi 22 dhe Queensland 16. Rekordi i mëparshëm ditor ishte 59 vdekje të lidhura me koronavirusin më 4 shtator të vitit 2020.

Ministri Federal i Shëndetësisë, Greg Hunt, ka thënë se kishte shenja se shkalla e infeksionit në Uellsin e Ri Jugor po arrinte kulmin.

Qeveria e Uellsit të Ri Jugor ka përjashtuar një kthim në bllokim për të kundërshtuar variantin shumë ngjitës të OmicronIT. Ndërkohë, në tetor, Sidnei i dha fund një bllokimi 108-ditor sepse popullsia e qytetit më të populluar të Australisë ishte kryesisht e vaksinuar.

Një tjetër bllokim do të kishte "pasoja thelbësore për burrat dhe gratë në të gjithë shtetin për sa i përket të qenit në gjendje të sigurojnë ushqim për familjen e tyre", ka thënë kryeministri i shtetit Domonic Perrottet për Australian Broadcasting Corp.

Edhe Australia raporton numër rekord të rasteve të reja me COVID-19 Botë Australia raporton numër rekord të rasteve të reja me COVID-19

Victoria shpalli gjendje emergjente për spitalet në kryeqytetin e saj shtetëror, Melburn, dhe disa spitale rajonale nga mesdita e së mërkurës, për shkak të mungesës së stafit dhe një rritje të pranimeve të pacientëve. Rreth 5,000 pjesëtarë të stafit mungojnë sepse janë ose të infektuar ose kanë pasur kontakte të ngushta me të infektuar.

Më shumë se 2,700 njerëz kanë vdekur me COVID-19 në Australi, e cila ka një popullsi prej 26 milionë banorësh.