Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gati gjysma e Australisë nën izolim shkaku i përhapjes së koronavirusit

Shtatë qytete australiane janë mbyllur tashmë, ndërsa autoritetet po mundohen të parandalojnë përhapjen e variantit Delta të koronavirusit.

Në Australi është raportuar një rritje e rasteve të reja me koronavirus të mërkurën. Janë raportuar mbi 200 raste të reja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Varianti Delta, i cili së pari është zbuluar në Indi, po shihet nga ekspertët si më ngjitës.

Gati gjysma e popullatës së Australisë prej mbi 12 milionë banorë, është nën izolim tashmë. Sydney, Brisbane, Perth, Darwin, Townsville dhe Gold Coast janë mbyllur tashmë.

Ndërsa të mërkurën është futur edhe Alice Springs në këtë listë.

Autoritetet lokale janë të shqetësuara se virusi mund të përhapet te komunitetet aborigjene të cenueshme.

Liderët e shteteve në Australi kanë bërë thirrje që të rritet ritmi i vaksinimit, pasi janë vaksinuar pak mbi 5 për qind të popullatës.