Shteti i Uellsit të Ri Jugor në Australi ka shënuar ngritjen më të lartë të rasteve ditore të infektimit me koronavirus brenda vitit, teksa zyrtarët janë duke bërë përpjekje për kontrollimin e vatrave të përhapjes së variantit Delta të koronavirusit.
Shtimi i rasteve ka ndodhur pas dy javësh izolim të ashpër në Sidnei, duke ndikuar që masa të zgjatjet edhe një javë tjetër. Autoritetet kanë fajësuar vizitat e paligjshme familjare për rritjen e vazhdueshme të rasteve të infektimit. Uellsi i Ri Jugor ka shënuar 38 raste lokale të enjten, shifër kjo më e lartë se 27 sa ishte një ditë më parë.
Për këtë arsye, autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos shkojnë për vizita te familjarët më të largët, duke e përmendur si rrezik të veçantë variantin shumë më përhapës të koronavirusit, Delta. Austria ka qenë rrëfim suksesi për kontrollimin e pandemisë në fazën e parë, porse ngec prapa në fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit.
-
Australia raporton numër rekord të rasteve të reja me COVID-19
-
Delta dhe ritmet e ngadalshme të vaksinimit shtojnë rastet
-
Australia raporton rastin e parë të vdekjes nga COVID-19 për vitin 2021
-
Banorëve të Sydneyt u kërkohet kufizimi i lëvizjes
-
Gati gjysma e Australisë nën izolim shkaku i përhapjes së koronavirusit