Autoritetet në Sydney të Australisë, u kanë bërë thirrje banorëve që të reduktojnë lëvizjet e tyre pas konfirmimit të 24 rasteve të reja me koronavirus.
Qendrat e shëndetësisë kanë bërë të ditur se gjysma e rasteve janë brenda komunitetit dhe kanë tërhequr vërejtjen se izolimi mund të dështojë nëse banorët nuk kufizojnë aktivitetet e tyre.
Të mërkurën, shteti i Queensland dhe Australia Perëndimore, këshilluan personat nën moshën 40-vjeçare që të mos vaksinoheshin me AstraZeneca për shkak të rasteve të mpiksjes së gjakut.
Kjo ndalesë ka nxitur një izolim në shtetet australiane për shkak të shpërthimit të rasteve me variantin delta që thuhet se është më i rrezikshëm se variantet e mëparshëm.
Artikuj të ngjashëm