Vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut, të shkaktuara nga ditët e tëra me të reshura të rrëmbyeshme të shiut, kanë lënë të paktën 99 të vdekur në Nepal gjatë kësaj jave, ndërsa edhe 88 të tjerë në Indinë fqinje.
Policia në Nepal ka njoftuar se është në kërkim të së paku 40 personave të raportuar si të zhdukur, në atë që e ngre rrezikun për rritjen e numrit të fataliteteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç viktimave, shirat në Indi kanë përmbytur rrugë të shumta, kanë shkatërruar ura dhe kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut që kanë rrënuar numër të madh shtëpish.
Ekipet e Kryqit të Kuq janë duke i ndihmuar operacionet e evakuimit si në Indi ashtu edhe në Nepal. Autoritetet janë duke punuar në përcaktimin e shifrës së saktë të personave të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, si dhe të shkallës së plotë të dëmeve.
Shërbimet meteorologjike kanë parashikuar zbutjen e të reshurave gjatë mbrëmjes, por nuk presin përmirësim të motit deri në fund të javës.