Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM), e lidhur me Kombet e Bashkuara (OKB), njoftoi se më shumë se 1.000 migrantë të parregullt janë kapur në ujërat detarë pranë Libisë në 48 orët e fundit.
“Më shumë se 1.000 migrantë të parregullt janë ndaluar nga Rojet Bregdetare të Libisë në dy ditët e fundit”, ka shkruar zëdhënësja e IOM-it, Safa Msehli, në llogarinë e saj në Twitter, pa dhënë detaje shtesë.
Në vitet e fundit, Libia është bërë një nga destinacionet më të rëndësishme për emigrantët e parregullt afrikanë që ikin nga varfëria dhe konfliktet drejt Evropës.
Artikuj të ngjashëm
-
61 emigrantë të vdekur në Libi
-
OKB: Të paktën 55 emigrantë të mbytur në brigjet e Libisë
-
Të paktën 73 emigrantë supozohen të vdekur pas mbytjes së një anije në Libi
-
53 migrantë të vdekur ose zhdukur nga përmbysja e një varke pranë Libisë, mes tyre dy foshnje
-
Mbi 60 migrantë të vdekur pas përmbytjes së një varke pranë brigjeve të Jemenit