Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macroni takon liderët e partive rivale pas humbjes së shumicës në parlament

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të takohet të martën me kundërshtarët politikë, pasi koalicioni i tij nuk arriti të fitojë shumicën në zgjedhjet parlamentare.

Macroni tash është nën presion për të siguruar mbështetje nga rivalët për të përmbushur agjendën e reformave të qeverisë së tij.

Por as e djathta ekstreme e Marine Le Pen dhe as aleanca e majtë e Jean-Luc Melenchon nuk janë shprehur të interesuara të punojnë me të, shkruan BBC-ja të martën.

Qeveritë e pakicave janë një gjë e rrallë në Francë dhe aleanca e Macronit ka 44 vende më pak se shumica.

Kjo do të thotë se atij do t'i duhet të gjejë mbështetje nga deputetët kryesorë nga e majta dhe e djathta politike për të ndihmuar në ndërtimin e një shumice parlamentare.

Edhe Macroni hedh poshtë kandidaten e të majtëve për kryeministre, thirren protesta për rrëzimin e tij Botë Macroni hedh poshtë kandidaten e të majtëve për kryeministre, thirren protesta për rrëzimin e tij

Përfaqësuesit e partive do të vizitojnë pallatin Elysee veçmas për bisedimet e nivelit të lartë të martën dhe të mërkurën.

Analistët thonë se presidenti mund të jetë duke kërkuar një marrëveshje me republikanët e krahut të djathtë dhe partia konfirmoi se udhëheqësi i saj, Christian Jacob, do të marrë pjesë në bisedime.