Ish-presidenti socialist Francois Hollande dhe ligjvënës të tjerë të sapozgjedhur francezë nga koalicioni i majtë bënë një hyrje madhështore të martën në Asamblenë Kombëtare për bisedimet me të cilat synohet formimi i një qeverie.
Koalicioni fitoi shumicën e vendeve, por asnjë krah nuk fitoi shumicën absolute pas rundit të dytë të zgjedhjeve parlamentare të dielën, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLigjvënësit nga partia e Gjelbër dhe e majta ekstreme, duke përfshirë liderin e saj Jean-Luc Mélenchon, arritën në Asamblenë Kombëtare të martën më herët.
Hollande, i zgjedhur nga zona e tij elektorale Correze në Francën jugperëndimore, iu bashkua ligjvënësve të tjerë të sapozgjedhur nga Partia Socialiste.
Presidenti Emmanuel Macron i ka kërkuar kryeministrit të tij, Gabriel Attal që të vazhdojë të qëndrojë në detyre, më pak se tri javë para fillimit të Lojërave Olimpike të Parisit.
Zgjedhjet e së dielës nuk lanë asnjë fraksion as afër shumicës së nevojshme për të formuar një qeveri.
Ndërsa një parlament i thyer nuk është i pazakontë në Evropë, situata është e paprecedentë në historinë moderne të Francës.
Udhëheqësit e koalicionit të majtë, Fronti i Ri Popullor, i cili fitoi më shumë vende, thonë se duhet të formojnë një qeveri të re.
Tri partitë kryesore në koalicion - e majta e fortë, Franca e Papërkulur, Socialistët dhe të Gjelbërit - filluan negociatat për të gjetur një kandidat për kryeministër.
Bisedimet e tyre janë të ndërlikuara nga përçarjet e brendshme.