Rezultatet e zgjedhjeve legjislative të së dielës konfirmojnë se në mandatin e dytë do të ketë një president ndryshe nga i pari energjik. Macroni do të shtrëngohet të shfaqet si lider i ndëshkuar dhe i dobësuar. “Në vend që të jetë në gjendje të mbështesë (dhe në thelb, për rrjedhojë, të injorojë) legjislaturën, presidenti tani përballet me një Asamble Kombëtare, e cila nuk mund të garantojë miratimin e reformave të tij”, shkruan BBC
Në natë prilli kur Emmanuel Macroni u rizgjodh president, të gjithë vunë re atmosferën e çuditshme, nënshtruese që dukej se e rrethonte. Asnjë buzëqeshje vezulluese, asnjë fjalim bombastik shprese. Dukej sikur ai tashmë e dinte se festa do të ishte e gabuar, shkruan televizioni britanik BBC në analizën pas kokëçarjeve që i sollën rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të fundjavës, ku aleanca centriste humbi shumicën e domosdoshme për të zbatuar reformat e premtuara nga lideri francez.
“Ai kishte të drejtë pse ishte i kujdesshëm. Ajo fitore ishte me të vërtetë arritje e madhe, por menjëherë mori mesazhin e saj dëshpërues, të nënkuptuar - se nga pikat e larta ka vetëm një rrugë për të shkuar, dhe ajo është teposhtë”, shkruan BBC-ja.
Rezultatet e zgjedhjeve legjislative të së dielës konfirmojnë se në mandatin e dytë do ketë një president ndryshe nga i pari energjik. Macroni do të shtrëngohet të shfaqet si lider i ndëshkuar dhe i dobësuar.
“Në vend që të jetë në gjendje të mbështesë (dhe në thelb, për rrjedhojë, të injorojë) legjislaturën, presidenti tani përballet me një Asamble Kombëtare, e cila nuk mund të garantojë miratimin e reformave të tij”, shkruan BBC.
Të martën Macron ka refuzuar dorëheqjen e ofruar nga kryeministrja që e emëroi vetë, duke thënë në vend të kësaj se qeveria duhet "të mbetet në detyrë dhe të veprojë".
Elisabeth Borne u kritikua nga disa komentues pasi koalicioni i Macronit humbi shumicën e tij të dielën.
E ardhmja e saj dukej e kërcënuar pas rezultatit, duke e detyruar presidentin të sigurojë mbështetje nga rivalët.
Ai u takua me kundërshtarët e tij politikë për bisedime të detyrueshme.
Por as e djathta ekstreme e Marine le Penit dhe as aleanca e majtë-jeshile e Jean-Luc Mélenchonit nuk janë të prirë të punojnë me qeverinë qendrore të Macronit, që i mungojnë 44 mandate parlamentare për të siguruar shumicën dhe që përpiqet dëshpërimisht të shmangë paralizën politike.
Pallati Élysée tha se Borne ofroi zyrtarisht të jepte dorëheqjen të martën në mëngjes, duke i dorëzuar një letër Macron - kreut të shtetit - i cili ia hodhi poshtë.
Macron refuzoi ofertën "në mënyrë që qeveria të mund të qëndrojë në detyrë dhe të veprojë", tha pallati Élysée, duke shtuar se ai do të kërkonte "zgjidhje konstruktive" për t'i dhënë fund bllokimit që kërcënon agjendën e tij gjatë mandatit të tij të dytë.
Është zakon që kryeministri francez të ofrojë dorëheqjen pas zgjedhjeve parlamentare. Shpesh presidenti thjesht riemëron të njëjtin person në mënyrë që ai ose ajo të mund të fillojë ndërtimin e një qeverie të re.
Por situata është ndryshe këtë herë, pasi Macron po i thotë Borne të qëndrojë në detyrë me të njëjtin kabinet pa dhënë dorëheqjen.
Është ndoshta një përpjekje për të blerë kohë, sugjerojnë analistët, duke shtuar se në një moment do të formohet një qeveri e re, e cila mund të ketë ose jo zonjën Borne në krye të saj.
Analistët thonë se presidenti mund të arrijë marrëveshje me republikanët e krahut të djathtë. Udhëheqësi i tyre, Christian Jacob, mori pjesë në bisedime me presidentin.
Por perspektivat për një marrëveshje u shfaqën të zbehta në prag të bisedimeve, pasi Jacob goditi Macron në një intervistë me radion France Inter. “Është ai që është treguar arrogant dhe tani thërret për ndihmë”, tha ai.
“Ne jemi shumë të qartë në qëndrimin tonë, ne jemi në opozitë ndaj Emmanuel Macronit dhe do të mbesim”, shtoi ai. Kreu i Partisë Socialiste, Olivier Faure, dhe shefi i Partisë Komuniste, Fabien Roussel, anëtarë të aleancës së krahut të majtë Nupes, u takuan me Macronin.