Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar kundër një marrëveshjeje paqeje për luftën në Ukrainë e cila do të çonte në një “kapitullim”, pasi presidenti amerikan sugjeroi se Rusia mund të mos bëjë asnjë lëshim në negociata.
Macroni ka thënë se vetëm presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mund të negociojë në emër të shtetit të tij me Rusinë për t’i dhënë fund luftës, duke paralajmëruar se arritja e një “paqe që është kapitullim” do të ishte “lajm i keq për të gjithë”, përfshirë SHBA-në.
Komentet e tij vinë mes frikës në Evropë se Trumpi dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po përpiqen të negociojnë të ardhmen e sigurisë së kontinentit mbi kokat e vetë liderëve evropianë, me presidentin amerikan që tashmë ka bërë një sërë lëshimesh.
“E vetmja pyetje në këtë fazë është nëse presidenti Putin është vërtet, në mënyrë të qëndrueshme dhe të besueshme i gatshëm të pajtohet për një armëpushim mbi këto baza. Pas kësaj, u takon ukrainasve të negociojnë me Rusinë”, ka thënë Macron për “Financial Times”.
Trumpi ka thënë të enjten se zyrtarë amerikanë dhe rusë do të takohen në Munih të premten dhe se Ukraina po ashtu është e ftuar.
Edhe
Kremlini mbështet Trumpin pas deklaratës së tij për Zelenskyn
Megjithatë, zyrtarët ukrainas kanë thënë se “bisedimet me rusët në Munih nuk priten”. Ukraina beson se SHBA-ja, Evropa dhe Ukraina duhet ta marrin një pozicion të përbashkët përpara mbajtjes së bisedimeve me Moskën.
Zelensky pritet të takojë zëvendëspresidentin amerikan JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Gjermani të premten.
-
Trump: Është Zelensky, jo Putini, ai që po e pengon paqen në Ukrainë
-
Macroni raportohet se ka paralajmëruar për mundësinë që SHBA-ja ta tradhtojë Ukrainën
-
Macron: Plani i paqes i Trumpit për Ukrainën ka nevojë për përmirësim
-
Macroni shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të mandatit të tij