Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se angazhimi i Pekinit për paqe në Ukrainë “është një gjë e mirë”.
Macroni ka deklaruar për gazetarët se ai do të zhvillojë një vizitë në Kinë, në fillim të muajit prill, për të kërkuar ndihmën e Pekinit për ndërprerjen e luftës.
“Kina duhet të na ndihmojë të bëjmë presion mbi Rusinë në mënyrë që ajo të mos përdorë kurrë armë kimike ose bërthamore, (një përpjekje) të cilën Kina e ka bërë tashmë, dhe që të ndalojë agresionin e saj si parakusht për bisedime”, ka deklaruar Macroni.
Kina ka paraqitur një propozim 12-pikësh për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Propozimi i Kinës kërkon një armëpushim dhe bisedime paqeje, si dhe fund të sanksioneve kundër Rusisë.
-
Macroni mohon raportet se paralajmëroi për mundësinë që SHBA-ja ta tradhtojë Ukrainën
-
Macroni kërkon ndihmën e Xi-së për të arritur paqen në Ukrainë
-
Macron: Plani i paqes i Trumpit për Ukrainën ka nevojë për përmirësim
-
Macroni shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të mandatit të tij
-
Macron: Rusia nuk e do armëpushimin – Evropa duhet të tregojë unitet përballë agresionit