Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do t'i kërkojë Bashkimit Evropian të aktivizojë “instrumentin e tij të fuqishëm anti-shtrëngim” nëse Shtetet e Bashkuara vendosin tarifa lidhur me Grenlandën, ka bërë të ditur ekipi i tij të dielën.
Arma e bllokut lejon frenimin e importeve të mallrave dhe shërbimeve, dhe është përdorur si një mënyrë për të kundërshtuar teknologjinë dhe tregtinë, dhe tani po kërkohet të përdoret lidhur me territorin danez që presidenti amerikan Donald Trump dëshiron ta kontrollojë.
Kjo vjen pasi shoqata e inxhinierisë së Gjermanisë i ka bërë thirrje gjithashtu Komisionit Evropian të shqyrtojë përdorimin e instrumentit.
“Nëse BE-ja dorëzohet këtu, kjo vetëm sa do ta inkurajojë presidentin amerikan të bëjë kërkesën e radhës qesharake dhe të kërcënojë me tarifa të mëtejshme”, ka thënë presidenti i VDMA-së, Bertram Kawlath, në një deklaratë.
Trumpi ka kërcënuar disa shtete evropiane me tarifa prej 10% duke filluar nga shkurti, për shkak të kundërshtimeve të tyre ndaj kërkesën së tij për marrjen e kontrollit të ishullit më të madh në botë.
-
“Jemi të gatshëm për dialog” – deklarata e përbashkët e vendeve të NATO-s për Grenlandën
-
Sanchez: Pushtimi i Grenlandës nga SHBA-ja do ta lumturonte Putinin
-
Trumpi e rikërkon Grenlandën, ia heq sanksionet Turqisë
-
Macron: Vendimi i Gjykatës Supreme për tarifat tregon se ekzistojnë kundërpesha ndaj pushtetit
-
Macroni thotë se uniteti i Evropës funksionoi kundër kërcënimeve të Trumpit